Tuesday, January 29, 2013

Fermeret per pyllin dhe pylli per fermeret

Komuna Orenje shtrihet ne Veri-perendim te Rrethit Librazhdit , kufizohet nga tre rrethe te Shqiperis (Elbasan-Tirane-Burrel) lartesia mbi nivelin e detit varion nga 270 m - deri ne  1700 m , eshte nje komune me nje popullsi prej 5100 banoresh te cilet kryesisht merren bujqesi , blektori , te ardhurat ekonomike kryesisht sigurohen nga emigracioni , popullsi eshte autoktone por gjate 20 viteve jane shperngulur shume familje duke migruar drejt Tiranes dhe Durresit . Komuna Orenje ka nje siperfaqe rreth  4700 ha pyje dhe kullota komunale te cilat kane nje perdorim ne baze familje dhe fisi por edhe ne baze fshati . banoret kane nje interesim te madh ndaj pyjeve sidomos ne baze familje dhe fisi te cilat gjate ketyre 20 viteve i kane mbrojtur dhe i kane trajtuar mjaft mire krahasuar me periudhen para 20 vitesh ku gjithcka ishte e shtetit si siperfaqe . Perberja e pyjeve jane kryesisht lloje te ndryshme dushqesh(lis, qarr, bungebute , shparth ) por ka dhe siperfaqe me ah dhe pishe te zeze .Pyjet prane fshatit perdoren kryesisht  per dru zjarri dhe gjeth per nevojat e veta familjare .Komuna Orenje eshte perfshire komune pilot per procesin e rregjistrimit dhe trasferimit nga Komuna drejt fermereve me perdorim tradicional te hershem , ku rreth 70 % e siperfaqes pyjore dhe kullosore jane ne perdorim trdicional ku dihen kufijte dhe siperfaqet qe banoret kane te trasheguar dhe nuk kane konflikte midis tyre ,, Po punohet prej nje viti me hartografimin dhe marrjen e te dhenave ne terren ne bashkepunim me Komunen orenje dhe duke koordinuar me Zyren e Regjistrimi te pronave ne rreth. 











1 comment:

  1. Fermeret per pyllin dhe pyllin per fermeret. Taman! Dhe procesi per rregestrimi e tokes eshte rrendeshishem sepse behet nje llidje e forte mese fermeri dhe pylli.

    ReplyDelete