Friday, January 25, 2013

''Diskutohet hartimi i Ligjit te ri mbi pyjet''

Konsulenti privat (studio ligjore)e kontraktuar nga Ministria e Mjedisit e Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave per hartimin e Ligjit te ri mbi pyjet organizoi nje takim me grupin e ngritur enkas prane Federates Kombetare te Pyjeve dhe kullotave Komunale per propozime dhe amendime mbi ligjin ekzistues. Kryetari i Federates Kombetare Z.Rexhep Ndreu i kerkoi konsulentit termat e references per te hartuar nje grafik mbi diskutimin e ketij ligjit me grupet e interesit. Po ashtu Konsulentit ju kerkua qe te mos te beje asnje hap pa e diskutuar kete ligj nen per nen per menyren e formulimit dhe persosjes se ketij ligje ne menyre qe ai te gjeje zbatim per nje kohe afat gjate, per keto ceshtje Teknike diskutoi me gjeresisht Pr, Vezir Muharremi dhe perfaqesues te federatave rajonale ; Ruzhdi Hymetllari, Xhelal Shuti dhe po ashtu dhe perfaqesuesi i Ministrise Z.Preng Prenga. Ndersa Drejtori i PZHBN kerkoi me shume angazhim te paleve ne hartimin e nje ligji te qendrushem per te gjitha palet . Ne fund te takimit u vendos qe te hartohet nje grafik per te levizur ne rajone te ndryshme per te marre opinione te fermereve, te komisioneve te pyjeve ne fshat, te komunave dhe Dshp dhe te aktoreve te tjere .
Pergatiti : Ing.Fatmir Brazhda

No comments:

Post a Comment